Luftë e ashpër për Floridën, Trump në epërsi për vetëm 0.1 për qind

Bota November 09, 2016 - 02:25

Megjithëse Hillary Clinton ka kaluar me vota elektorale Donald Trumpin me një rezultat prej 68:48, në Florida po zhvillohet luftë e ashpër ndërmjet dy kandidatëve.

Siç raporton CCN, Donald Trump po dominon në Florida për vetëm 0.1 për qind.

48.5 për qind të votave ka marrë Trump, derisa 48.4 për qind të votave ka marrë Hillary Clinton. /Periskopi