Clinton thellon epërsinë me 97 vota elektorale, Trump mbetet me 84

Bota November 09, 2016 - 03:12

Rezultatet në parashikimet e CNN po lëvizin vazhdimisht, përderisa në SHBA vazhdon numërimi i votave.

Demokratja Hillary Clinton ka thelluar epërsinë ndaj republikanit Donald Trump, duke fituar 97 vota elektorale kundrejt Trumpit, i cili tani ka vetëm 84 vota elektorale, transmeton Periskopi.

Ndërkohë një betejë e ashpër është duke u zhvilluar për Floridën, ku atkualisht Trump është duke prirë me vota, sipas parashkimeve të CNN.

Kujtojmë se kandidati që merr 270 vota elektorale fiton garën presidenciale.