Gara për Shtëpinë e Bardhë, kryeson Trump

Bota November 09, 2016 - 03:32

Ndërsa ende nuk është mbyllur votimi në disa shtete, për shumë të tjera kanë dale edhe rezultatet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në garën për Shtëpinë e Bardhë, ku Donald Trump duket se po thyen pritshmëritë.

Deri tani kandidati republikan ka arritur të marrë 128 vota elektorale, ndërsa Hillary Clinton ka siguruar 97 vota elektorale.

Ndërkohë për t’u theksuar është rezultati i deritanishëm në Florida, një prej shteteve të lëkundura që vendos shumë në garën presidenciale. Kur kanë mbetur edhe pak vota për t’u numëruar është Trump që po udhëheq.

Shtetet e fituara nga Clinton

Vermont - 3 vota elektorale

Massachusetts - 11 vota elektorale

Rhode Island - 4 vota elektorale

New Jersey - 14 vota elektorale

Maryland - 10 vota elektorale

Delaware - 3 vota elektorale

Washington, D.C - 3 vota elektorale

Illinois - 20 vota elektorale

New York - 29 vota elektorale

Shtetet e fituara nga Trump

Indiana - 11 vota elektorale

Kentucky - 8 vota elektorale

West Virginia - 5 vota elektorale

Teeneesse - 11 vota elektorale

Mississippi - 6 vota elektorale

Oklahoma - 7 vota elektorale

North Dakota - 3 vota elektorale

South Dakota - 3 vota elektorale

Wyoming - 3 vota elektorale

Nebraska - 3 vota elektorale

Arkansas - 6 vota elektorale

Kansas -6 vota elektorale

Texas - 38 vota elektorale

Tennessee - 11 vota elektorale

Alabama - 9 vota elektorale

Kandidatëve për t’u zgjedhur në krye të Shtëpisë së  Bardhë i duhet të sigurojnë 270 vota elektorale.