Xhihadistët e vegjël ekzekutojnë katër burra, dhe i dërgojnë një mesazh Putinit (Foto/Video)

Bota November 10, 2016 - 20:29

Organizata terroriste ISIS ka publikuar një video tjetër të vrasjeve makabre, në të cilën shfaqen xhelatët e rinj ku në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë rusë – duke ekzekutuar katër “spiunë”  të cilët më pas i dërgojnë një mesazh kërcënues presidentit rus Vladimir Putin.

Në videon propaganduese, shihen të burgosurit duke u gjunjëzuar në një vend të panjohur në pjesën veriore të Irakut, derisa të rinjtë e veshur me rroba ushtarake, qëndrojnë prapa shpinës së viktimave duke ua mbajtur mbi kokë revolet, transmeton Telegrafi.

Në një sekuencë të videos, njëri prej xhelatëve të rinj i drejtohet kamerës me një mesazh kërcënues për Putinin i cili ka ndërhyrë me forca ushtarake në Siri, derisa një xhelat tjetër qëllon në kokë njërin prej burrave të marrë peng. 

Image
Image
Image