Sulmohet me koktej molotovi qendra e refugjatëve në Austri

Bota November 27, 2016 - 19:32

Sulmues të paidentifikuar e kanë sulmuar sot një qendër të refugjatëve në qendër të Vjenës, raporton APA.

Një zëdhënës i policisë austriake i ka thënë APA-së se një shishe birre e mbushur me lëng të djegshëm ishte ndezur dhe hedhur në qendër, duke lënë shenja djegëse në mur të saj, transmeton Express.

Incidenti është duke u hetuar nga policia dhe autoritetet e ngarkuara me hetimin e krimeve të urrejtjes.

Të dielën e ardhshme, Austria do të votojë përsëri për të zgjedhur presidentin e ri. Në garë janë kandidati i pavarur, Alexander va nder Bellen dhe kandidati i ekstremit të djathtë, Norbert Hofer, i cili ka përfituar epërsi pas ngritjes së shqetësimeve për emigrimin.

Va nder Bellen e mundi Hoferin me rezultat të ngushtë në zgjedhjet tashmë të anuluara të muajit maj, por gati një në gjashtë votues kanë thënë në gusht se mund të ndryshojnë mendim në votimin e ardhshëm.