Fillon është kandidati republikan për president të Francës

Bota November 27, 2016 - 22:35

Francois Fillon është kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale franceze, pasi që ka fituar balotazhin e mbajtur të dielën me gati 70 për qind të votave.

Fillon tha se tani është i nevojshëm ndërtimi i një shoqërie më të drejt, njofton BBC.

Fillon do të jetë kandidati republikan në zgjedhjet franceze presidenciale të vitit të ardhshëm, pasi rivali i tij Alain Juppe ka pranuar humbjen.

Ai me gjasë do të përballet me kandidaten socialiste Marine Le Pen, në zgjedhjet e ardhshme të prillit.