Motra e Fidel Castros nuk shkon në funeralin e tij

Bota November 27, 2016 - 23:07

Juanita Castro, motra e diktatorit Fidel Castro deklaroi se nuk do të marrë pjesë në funeralin e vëllait të saj në Kubë.

Pavarësisht keqardhjes për vdekjen e tij, ajo deklaroi se nuk do të kthehet më kurrë në Kubë.  

Ajo theksoi se dhimbja e vdekjes së vëllait nxori në sipërfaqe plagë të vjetra.

Mirëpo, pavarësisht dhimbjes për vdekjen e tij, Juanita Castro pohoi se nuk do të marrë pjesë në funeral dhe se do të vazhdojë të jetojë në SHBA, transmeton Shqip.

Juanita ka jetuar në Majami që prej vitit 1965, një vit pasi kishte akuzuar vëllain e saj se e kishte kthyer Kubën “në një burg të madh të rrethuar nga uji”.  

Fidel Castro ndërroi jetë të premten në moshën 90-vjeçare.