ISIS'it i shkatërrohen 168 kamionë me naftë

Bota December 09, 2016 - 21:52

Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkatërruar 168 kamionë me naftë në Siri, që i takonin grupeve xhihadiste të Shtetit Islamik.

Sulmi ndaj konvojt të naftës është kryer sot, ka bërë të ditur koalicioni ndërkombëtar.

I ashtuquajturi Shteti Islamik, njërin nga burimet kryesore të përfitimeve e ka tregtinë me naftë, ku edhe përqendrimi kryesor i luftimeve kanë qenë burimet e naftës në Irak dhe Siri.