Policia arreston shoferin e kamionit në Berlin

Bota December 19, 2016 - 21:53

Mediat gjermane raportojnë se është arrestuar personi i dyshuar për sulmin në Berlin.

N24 Tv raporton se autori i dyshuar i sulmit është arrestuar, por nuk ka dhënë më shumë detaje, shkruan Express.

Policia gjermane ka konfirmuar se nga përplasja e kamionit me turmën e njerëzve në Berlin, janë vrarë të paktën 9 persona.