Sulmi në Berlin: Merkel takohet me ministrin e brendshëm
Bota
December 19, 2016 - 22:05
Menjëherë pas sulmit në Berlin, për të cilën morri përgjegjësinë grupi militant, Shteti islamik, kancelarja gjermane Angela Merkel është duke diskutuar me ministrin e Brendshëm gjerman.
Merkel pritet që të flas me ministrin Thomnas de Maiziere për çështjen e sigurisë dhe për detajet lidhur me këtë sulm dhe më pas pritet të dalin në konferencë për media.
Policia gjermane ka konfirmuar vdekjen e 9 personave nga përplasja e kamionit me turmën në një treg Krishlindjesh në Berlin.
Ngasësi i kamionit është arrestuar, ndërkaq ndihmës shoferi i kamionit ka vdekur gjatë këtij sulmi./Express/