Sulmi i sotëm terrorist në Berlin i ngjashëm me atë në Nice (Foto 18+)

Bota December 19, 2016 - 22:50

Sulmi i sotëm terrorist që ndodhi në një market krishtlindjesh në Berlin ku një kamion u përplas në njerëz duke lënë të paktën 9 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur është i ngjashëm më atë që ndodhi në Nice të Francës  më 14 korrik të 2016-ës.

Në po këtë datë, një kamion i madh 19 tonësh u fut qëllimisht mbi turmën e njerëzve që po e festonin ditën e Pavarësisë, duke lënë të vdekur 86 persona, shkruan lajmi.net.

Polica franceze deri më tani ka ndaluar 11 persona të dyshuar rreth sulmit terroristë, ndërkaq të arrestuarit ishin nga Evropa Lindore, veçanërisht Shqipëria. Ndër të tjerash, ata janë të dyshuar për një rol në furnizimin me armë.

Sa i përket sulmit të sotëm, një person është arrestuar përderisa policia ka  vrarë një të dyshuar.

I ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS) ka marr përgjegjësinë për aktin terrorist.

Image

Image

Image

Image

Image

Image