Familjarët e sulmuesit të Berlinit i bëjnë thirrje atij që të dorëzohet

Bota December 22, 2016 - 19:45

Familja e sulmuesit me kamion që vrau 12 persona në trgun e Krishtlindjeve, i kanë bërë thirrje djalit të tyre Anis Amri, që të dorëzohet para organeve të drejtësisë.

Vëlllai i tij Abdelkader Amri, është shprehur i sigurt që Amri, është i pafajshëm.

‘’Nëse ai nuk do ishte i pafajshëm, do të jetë një turp i madh për ne’’ është shprehur vëllai i vrasësit të Berlinit, njofton Klan Kosova.

Zyrtarët gjerman kanë konfirmuar shenjat e gishtave të Amri, të gjetur brenda në kamion, ku dhe u vranë 12 persona e 49 të tjerë mbetën të plagosur.