Vdes maqedonasi pasi policia holandeze ushtron dhunë mbi të (Video)

Bota December 23, 2016 - 21:05

Një qytetar i Maqedonisë i cili qëndronte përkohësisht në Limburg të Holandës ka pësuar keq nga dhuna policore e ushtruar mbi të, pas tentimit për ta arrestuar.

I njëjti ishte paraqitur në polici si shqetësues për qytetarët në një qendër tregtare në këtë qytet.

Gjatë tentimit për ta arrestuar policia kishte përdorur sprej me djegës për sy. Me spërkatjen që i bëri policia, i njëjti i është ngulfatur, shkruajnë mediat maqedonase, transmeton telegrafi.

Qytetari nga Maqedonia në Limburg të Holandës kishte 35 vjeç por identiteti i tij nuk është bërë i njohur.