Të mbijetuarit e ortekut: 58 orë kemi ngrënë akull dhe borë

Bota January 22, 2017 - 21:53

Të mbijetuarit nga orteku që rrafshoi hotelin Rigopiano në Peskara vijojnë të tregojnë përvojën e hidhur dhe gëzimin që Zoti u dha një shans të dytë për të jetuar.

Studentja Georgia Galassi, 22 vjeç është nga të paktët fatlumë së bashku më të dashurin e saj Vincenzo Forti. Ata ishin së bashku kur orteku goditi hotelin.

Të dy tregojnë se kanë ngrënë akull dhe borë për të shuar etjen përgjatë 58 orëve nën gërmadha.

Një tjetër e mbijetuar është dhe Francesca Bronzi, 25 vjeçe nga Peskara, por ndryshe nga çifti i mësipërm ajo pret në ankth në spital për të dashurin e saj.

Stefano Feniello, 28 vjeç është në mesin e të zhdukurve.

Ai ndodhej në hotel për të festuar 28 vjetorin, festa e parë që çifti kalonin bashkë.

Ishte Francesca që i kishte bërë dhuratë të dashurit 2 ditë relaks në hotelin malor, transmeton oranews.

Kërkimet në gërmadhat e hotelit vijojnë dhe pse me ritme të ulëta për shkak të motit të keq.

Ekipet e shpëtimit thonë se orë pas ore shuhen shpresat për të gjetur të tjerë të mbijetuar.

Sipas zyrtarëve, orteku që goditi hotelin rreth orës 17 të së mërkurës peshonte rreth 120.000 tonë dhe ishte me një shpejtësi prej rreth 100 km/h.

Shumë nga të ftuarit ishin mbledhur në katin e parë për të pritur për evakuimin si rezultat i tërmeteve që kishin rënë më herët gjatë ditës.

Image