Reagime ndaj vendimit të Trump për ndalimin e fondeve për abortet

Bota January 23, 2017 - 23:18

Aktivistët e kanë dënuar si një “sulm mbi shëndetin e grave”, vendimin e presidentit të ri të SHBA’së, Donald Trump për të bllokuar financimin e SHBA’së për klinikat shëndetësore në mbarë botën që ofrojnë shërbime të abortit.

Një nga tre urdhrat ekzekutivë  të Trump të nënshkruara në mëngjesin e tij të parë si president, ishte për të rivendosur të ashtuquajturin “Mexico City Policy”, një rregull që ishte aprovuar fillimisht nga Ronald Regan.

Ky rregull që më pas ishte revokuar nga Barack Obama, i detyron OJQ’të që të bien dakord që të mos kryejnë e as të promovojnë abortin si metodë e planifikimit familjar, si një parakusht për fonde federale.

Aktivistët thonë se ky rregull kërcënon  qëndrueshmërinë e grupeve të panumërta që ofrojnë kujdes shëndetësor për miliona gra në botë, transmeton Klan Kosova.

Aktivistët kishte thënë para inaugurimit të Trump se kishin frikë se ai do të rivendoste këtë politikë si “një dhuratë” për zëvendëspresidentin, Mike Pence, që njihet për kundërshtimin e tij të patundur për të drejtat e abortit.