KE: Drita e gjelbër për zgjatjen e kontrollit brenda Shengenit

Bota January 25, 2017 - 20:06
Komisioni Evropian e ka jap dritën e gjelbër për një vazhdim të gjendjes emergjente të kontrollit kufitar në disa vende brenda Shengenit.

Kontrolli i kufijve është paraqitur në vitin 2015 dhe është fokusuar në pesë vendet e BE-së të cilat janë ballafaquar me fluks të madhe të emigrantëve.

Shteteve anëtare të BE-së duhet zyrtarisht t’u miratohet ky “rekomandim” nga Komisioni Evropian që ai me pas të hy në fuqi, shkruan lajmi.net.

Nëse ky rekomandim miratohet, Gjermania, Austria, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia nga mesi i muajit maj nuk do ta respektojnë lirinë e lëvizjes brenda zonës Shengen.

Komisioni ka miratuar zgjatjen emergjente e kontrolleve kufitare në fund të tetorit të vitit të kaluar, por një gjë të tillë pritet të vazhdohet. Qëllimi i Komisionit ishte të heqin të gjitha kontrollet e brendshme kufitare dhe të kthehen në normalitet në fund të vitit 2016.

Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Fran Timmermans tha, duke shpjeguar zgjerimin e fundit se është bërë i rëndësishëm drejtimi i heqjes së kontrolleve të brendshme kufitare, por është e nevojshme që edhe kufiri të jetë më i konsoliduar. /Lajmi.net/