Partia e Angela Merkel mbështet Qeverinë e kryesuar nga Gruevski

Bota January 26, 2017 - 22:06

Tobias Zech, përfaqësuesi i koalicionit të drejtuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se ky koalicion shpreson që Qeveria e re e Maqedonisë të formohet së shpejti, nga Nikola Gruevski

Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që kreu i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, ka zhvilluar takime para zgjedhjeve, me miqtë nga Partia Popullore Evropiane në Berlin dhe Munih, transmeton Express.

“Ne presim një formim të shpejtë që Qeverisë, në krye me Gruevskin”, ka shtuar Zech.

"Ne dëshirojmë që të kemi marrëdhënie të afërta bashkëpunimi në të ardhmen me miqtë tanë të Ballkanit Perëndimor”, ka përfunduar përfaqësuesi i koalicionit të Merkelit.