Erdogan: Nëse BE-ja refuzon ta pranojë Turqinë, kjo do të na lehtësonte punën

Bota March 25, 2017 - 19:59
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se nëse Bashkimi Evropian refuzon ta pranojë Turqinë, kjo do t’ia lehtësonte punën Ankarasë.

Ai ka thënë se përgjigja e referendumit të 16 prillit, do të mund të konsiderohej edhe si përgjigje për negociata të mëtejshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian apo që ato të ndaleshin, transmeton lajmi.net.

“Çfarë? Në qoftë se në referendumin e 16 prillit rezultati është pozitiv nuk do të hynim në BE? Oh, nëse merret ai vendim kjo do të na lehtësonte punën”, ka thënë Erdogan në një takim në Antalia, raporton AFP.

Referendumi i 16 prillit në Turqi synon rritjen e kompetencave të Erdoganit si president. /