Arrestohen 6 persona të dyshuar për sulmin në Stokholm
Bota
April 08, 2017 - 21:49
Hetuesit e sulmit me kamion në Stokholm kanë arrestuar gjashtë persona të tjerë si të dyshuar. Policia nuk ka komentuar arrestimet.
Më herët u zbulua se një uzbek 39 vjeç ishte arrestuar për sulmin.
Ai ishte i njohur për policinë dhe në laptopin e tij u gjetën materiale propaganduese të ISIS’it.
Policia gjithashtu konfirmoi se ka gjetur një mjet të dyshimtë brenda kamionit dhe se i arrestuari mund të jetë shoferi.
4 persona vdiqën dhe shumë të tjerë u lënduan të premten e 7 prillit në kryeqytetin suedez.