Shkon në 90 numri i militantëve të vdekur nga bomba MOAB

Bota April 15, 2017 - 18:44

 

Të paktën 90 militantë të Shtetit Islamik kanë mbetur të vdekur nga hedhja e bombës MOAB nga SHBA-të në Afganistan, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Bomba më e madhe jo-nukleare ishte hedhur në një bazë të IS në provincën Nangarhar.

Me shpërthimin e kësaj bombe është shkatërruar një rrjet i tuneleve dhe shpellave në këtë zonë.

Ndërsa më parë IS kishte deklaruar që nuk kishin përjetuar dëme nga ky shpërthim.