Ja kur hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese të cilat i japin fuqi të mëdha presidentit të Turqisë

Bota April 16, 2017 - 22:25

Recep Tayyip Erdogan ka siguruar një shumicë të ngushtë për ndryshimet kushtetuese në bazë të rezultatit jozyrtar. Por ndryshimet që i japin fuqi të mëdha Presidentit nuk do të hyjnë në fuqi menjëherë.

Nëse Erdogan dëshiron ti shijojë frytet e votimit të sotëm atij i duhet ti fitojë zgjedhjet më 2019.

Pra ndryshimet që kanë marrë sot mbështetjen e popullit turk do të hyjnë në fuqi menjëherë pas zgjedhjeve të nëntorit të vitit 2019.

Nëse i fiton ato Erdogan mbetet në postin më të lartë deri në vitin 2024.

Pastaj ka të drejtë edhe për një mandat të ri 5 vjeçar që praktikisht i bie që Erdogan mund ta udhëheq Turqinë deri në vitin 2029.