SHBA: Nëse Koreja e Veriut kryen test të ri bërthamor, nuk përjashtohet sulmi

Bota April 24, 2017 - 23:07

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, nuk përjashton mundësinë e një ndërhyrje amerikane kundër Koresë së Veriut nëse Pheniani do të kryejë një tjetër provë bërthamore.

“Ne nuk do të bëjmë asgjë nëse nuk na japin shkak”, tha ajo duke iu referuar sulmit mbi një bazë ushtarake amerikane, apo përdorimit të një raketë balistike ndërkontinentale.

“Nëse Koreja e Veriut do të bëjë testin e gjashtë bërthamore, atëherë Presidenti Donald Trump do të hyjë në fushë dhe të vendosë se çfarë do të bëjë.”

Ambasadorja amerikan përgëzoi përpjekjen e Kinës për të vënë nën presion Korenë e Veriut për ndalimin e testeve të raketave.

Ajo e quajti ai liderin korean Kim Jong-un si të paqëndrueshëm dhe paranojak.

Për arrestimin e një qytetari amerikan në Penian gjatë fundjavës së kaluar, Haley deklaroi se Koreja e Veriut përdor arrestimet si “mjet negociues” me Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, Presidenti Trump në takimin me Ambasadorët e 15 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB’së ka kërkuar që Kombet e Bashkuara të tregojnë gatishmëri për të vendosur sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut.