ISIS kërcënon me sulme Arabinë Saudite

Bota June 09, 2017 - 23:24

Shteti Islamik ka kërcënuar me sulme në Arabinë Saudite. Ky grup mori përgjegjësinë për sulmin në Iran, ku humbën jetën 17 persona.

“Pas Iranit, do të vini ju në radhë. Me ndihmën e Allahut do t’ju sulmojmë në shtëpitë tuaja”, thuhet ndër të tjera në porosinë e luftëtarëve të ISIS’it drejtuar autoriteteve saudite përmes një video-xhirimi.