Partia e Macron fiton zgjedhjet parlamentare në Francë

Bota June 18, 2017 - 21:11

Presidenti i Francës Emmauel Macron shënoi sonte fitore në zgjedhjet parlamentare, thonë exit pollet.

Dy exit-polle e nxjerrin partinë e 39 vjeçarit La République en Marche në fitimin e 355 deri në 425 ulëseve prej gjithsej 577 ulëseve të Asamblesë Kombëtare.

Kjo parti u formua rreth dy vjet më parë, dhe gjysma e kandidatëve të saj janë pak ose pa përvojë politike.

Ky rezultat, nëse konfirmohet, do t’i jap Macronit një fuqi të madhe për t’i shtyer përpara reformat.