Gazetarja humb vetëdijen gjatë transmetimit live (Video)

Bota June 27, 2017 - 22:47

Gazetarja e televizionit pakistanez 92 News, ka humbur vetëdijen gjatë transmetimit live.

Derisa po raportonte lidhur me një tubim politik, prezantuesja filloi të ndihet e ligë dhe derisa po qëndronte e ulur në karrige në kran, në një moment humbi vetëdijen dhe u rrëzua nga një lartësi, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, rrëzimin e saj të drejtpërdrejt më fytyrë në tokë e parandaluan disa burrë që po qëndronin nën kranin që ajo kishte hipur, dhe kështu ka shpëtuar me disa lëndime të lehta trupore.