Rreth 500 policë u lënduan nga protestat në Hamburg
Bota
July 09, 2017 - 20:20
Mbi 475 policë kanë mbetur të lënduar si pasojë e përleshjeve me protestuesit në qytetin e Hamburgut, kundër Samitit të G20.
Kjo Është konfirmuar nga shefi i operacionit policor, Hartmut Dudde, transmeton lajmi.net
Protestat në këtë qytet filluan qysh nga e premta, dhe vazhduan deri të shtunën.
Sipas Policisë, 186 protestuas janë arrestuar, dhe mbi 100 tjerë janë lënduar.