Krimi horror, vrau tre njerëz dhe i dogji, të katërtin e shtypi me bager (Foto)

Bota July 15, 2017 - 22:31

Një burrë në Pensilvani ka pranuar përpara policisë se ka kryer vrasjen e katër burrave në fermën e familjes së tij, duke i groposur më pas.

Rreth një vit para se ai të pranonte vrasjen e burrave të zhdukur, është zbuluar se ai ka futur tre prej viktimave në zjarr dhe më pas trupat e djegur me anë të një bager i ka futur më shumë se 3 metra nën tokë në një rezervuar nafte.

Policia ka zbuluar se kufomat u vunë mbi njëra-tjetrën dhe u lagën me benzinë, për t’u vënë zjarrin më pas.

Viktimën e katërt, ai e ka vrarë me anë bager. Pasi e qëlloi me armë, e shtypi me bager duke qenë ende gjallë.

Cosmo DiNardo kishte arritur marrëveshje me burrat për t’u shitur marihuanë dhe për këtë, ata duhet të shkonin tek ferma e familjes.

Me njërin prej viktimave kishte bërë marrëveshje për t’i shitur 4 kg marihuanë kundrejt një shumë prej 8 mijë dollarësh, por ndërkohë ai kishte me vete vetëm 800 dollarë.

Atë e qëlloi për vdekje me armë dhe e varrosi më 5 korrik. Dy ditë më vonë, kreu edhe tri vrasjet e tjera.

Ai është vënë zyrtarisht nën akuzë dhe ka pranuar të dëshmojë me kushtin që të mos dënohet me vdekje.

Të gjitha vrasjet mizore u bënë pasi është ndjerë i mashtruar kur u përpoq të shiste marijuanë.

Gjithashtu, ia treguar se si i ka kryer vrasjet dhe se ku mund të gjendeshin pjesët e trupave.

Image

Image

Image

Image

Image