Anulohet koncerti në Rotterdam, frikë nga sulmet terroriste

Bota August 23, 2017 - 23:00

Një furgon i mbushur plot me bombula gazi u gjet nga polica holandeze në një shesh ku do të mbahej një koncert rroku, në Rotterdam.

Koncerti do të mbahej në “Rotown Bar” dhe do të performonte grupi amerikan “Allah-Las”.

Policia njoftoi se furgoni i mbushur me bombulat e gazit ishte me targa spanjolle. Ende asgjë nuk është konfirmuar nëse kjo mund të ishte tentativë për sulm terrorist apo një alarm fals.