9 të vdekur në Houston nga uragani më i fuqishëm që goditi Texasin në 50 vjet

Bota August 29, 2017 - 23:30

Dy diga të mëdha në Houston kanë filluar të derdhin ujin e tyre, pasi që rezervuaret e tyre janë tej mbushur si pasojë e shirave të vazhdueshëm të shkaktuar nga stuhia Harvey.

Inxhinierët janë përpjekur të parandalojnë përmbytjen e komuniteteve përreth, duke hapur portat për derdhjen e një sasie uji nga diga Adiks.

Por, zyrtarët për zyrtarët për kontrollim të vërshimeve thanë se niveli i ujit tashmë ka arritur mbi lartësinë e rezervuarëve të të dyja digave.

Stuhia Harvey shkaktoi përmbytje të mëdha në Teksas dhe ka filluar tani të prekë edhe Luizianën.

Reshje të mëdha shiu kanë detyruar me mijëra njerëz të braktisin shtëpitë e tyre, ndërkohë që ekipet e shpëtimit po përpiqen të mbërrijnë tek personat që kanë mbetur të ngujuar, shkruan rtv21.tv. Të paktën 9 persona raportohet të kenë vdekur në zonën e Hjustonit, gjashtë prej të cilëve anëtarë të një familjeje.

Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump tashmë kanë mbërritur në Teksas, për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga uragani Harvi që tani është shndërruar në një stuhi tropikale.

Harvey është uragani më i fuqishëm që ka goditur Teksasin në më shumë se 50 vite.

Stuhia që po lëviz ngadalë, e teksa gjendet aktualisht mbi Gjirin e Meksikës, do të vazhdojë të sjellë reshje të mëdha shiu në zonat tashmë të goditura nga përmbytjet.