Këshilli i Sigurimit i OKB'së thërret mbledhje të jashtëzakonshme rreth Koresë së Veriut

Bota September 03, 2017 - 21:38

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se do të mbajë një takim urgjent të hënën, për diskutime pas testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut.

Ky takim i jashtëzakonshëm mbahet këtë të hënë, pas kërkesës së SHBA'së, Japonisë, Britanisë, Francës dhe Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut kreu testin e tij të gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor të dielën, duke pohuar se ka përdorur një bombë të avancuar me hidrogjen.