Lajm i mirë për emigrantët
Zvicra është vendi më i sigurt ku emigrantët mund të jetojnë, kjo sipas një ankete të kryer së fundi nga rrjeti ndërkombëtar.
Për nga siguria në vitin 2017, Zvicra u rendit e para për nga cilësia, në mesin e 65 shteteve të botës të cilat ishin pjesë e studimit.
97 për qind e të anketuarve thanë se ndjehen të sigurt në vendin alpin, duke e ngritur pozitën e Zvicrës në 18 për qind më shume se mesatarja botërore, raportojnë mediat lokale, shkruan Gazeta Metro.
Ky studim kishte për bazë 3 faktorë; sigurinë personale, stabilitetin politik dhe paqen.
Sikurse vitin e kaluar, për shkak se Zvicra u kritikua për çmimet e larta, pavarësisht rrogave të mira, edhe këtë vit, qytetarët nuk ishin të kënaqur me kushtet e banimit, kujdesin shëndetësor si dhe kujdesin ndaj fëmijëve në vend.
Por, kur është fjala te edukimi, Zvicra mori vlerësime të mëdha.
Meksika dhe Kosta Rika u renditën të dytat, kurse Greqia, Kuvajti dhe Nigeria u vlerësuan si vendet më të këqija për një emigrant.