Trump thotë se SHBA është gati të përdor forcën ‘shkatërruese’ kundër Koresë së Veriut

Bota September 26, 2017 - 22:24

Presidenti amerikan Donald Trump ripërsëriti edhe një herë mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Korenë e Veriut. Duke folur gjatë një takimi në Uashington me kryeministrin spanjoll, Trump tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë të parat që do të nisin sulmin, por janë gati të kundërpërgjigjen ushtarakisht kërcënimeve të Penianit.

Presidenti Donald Trump paralajmëron se do të sulmojë Korenë e Veriut. Deklaratën që e ka bërë edhe parë, e përsëriti edhe në takimin që pati në Uashington me kryeministrin spanjoll Mariano Rahoi.

Por presidenti amerikan theksoi se Shtetet e Bashkuara, vetëm do ti kundërpërgjigjeshin sulmit nga Koreja e Veriut dhe nuk do të ishin të parët që do ta sulmonin Penianin.

Tramp bëri përgjegjëse edhe administratat pararendëse, që kishin neglizhuar në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e Koresë së Veriut. Presidenti amerikan reagoi pasi të hënën, ministri i jashtëm i Koresë së Veriut Ri-Jong Ho e konsideroi fluturimin e pak ditëve më parë të avionëve bombardues amerikanë në afërsi të brigjeve koreanoveriore si shpallje lufte. Ai paralajmëroi se do ti rrëzonte këta avionë. Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut kanë arritur pragun e një konflikti bërthamor, pas testeve të vazhdueshme bërthamore e raketore nga Peniani në ujërat e paqësorit, që kërcënojnë sigurinë e aleatëve të amerikanëve në rajon, Koresë së Jugut dhe Japonisë.