Rusia, mur në kufirin mes Krimesë dhe Ukrainës

Bota September 27, 2017 - 23:16

Rusia do të ndërtojë një mur 50 kilometra të gjatë në kufirin mes Krimesë dhe Ukrainës, ka raportuar këtë të mërkurë agjencia e lajmeve ruse “Tass”.

Planet për ndërtimin e murit kanë si qëllim “garantimin e sigurisë së republikës (së Krimesë)”, thuhet në një raport të Shërbimit Rus të Sigurisë.

FSB ka njoftuar se qeveria ruse ka publikuar në faqen e prokurimeve zyrtare një tender për furnizimin me material dhe instalimin e gardhit me tela në rajonin Krasnoperekopsky të Krimesë, në kufi me Ukrainën, përcjell TCh.

Republika autonome e Krimesë u bë pjesë e Rusisë në mars të vitit 2014, pas një referendumi lokal, që nuk u njoh nga Ukraina dhe vendet e Perëndimit.