Vazhdon dhuna në Kataloni, mbi 760 të lënduar pas përleshjeve me policinë
Bota
October 01, 2017 - 20:37
Dhuna në rrugët e Katalonisë është duke vazhduar, edhe pse qendrat e votimit janë afër të mbyllen.
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se mbi 760 qytetarë kanë kërkuar ndihmë, pas lëndimeve të marra nga përleshjet me policinë, transmeton lajmi.net
Raportimet e mëhershme tregonin se numri i të lënduarve sillet rreth 460.
Qeveria katalonase dhunën e përdorur e ka quajtur si “turp të Evropës”, dhe dhunë e pajustifikueshme, dhe e papërgjegjshme.
Kurse Policia spanjolle ka deklaruar se dhuna e përdorur ishte proporcionale me kushtet në të cilat zhvilloheshin përleshjet.