Sulmi në Las Vegas, më i përgjakshmi në historinë e SHBA-ve

Bota October 03, 2017 - 19:59

Sulmi i kryer në qytetin Las Vegas, regjistrohet si sulmi me numrin më të madh të vdekjeve në historinë e SHBA-ve.

Mbrëmjen e së dielës 64 vjeçari amerikan Stephen Paddock hapi zjarr ndaj personave në një ambient të hapur të festivalit muzikor nga kati i 32-të i hotelit, i cii ndodhej në anën tjetër të rrugës.

Në sulm humbën jetën të paktën 59 persona, kurse më shumë se 500 të tjerë u plagosën.

Më parë në qytete të ndryshme të SHBA-ve ishin kryer sulme të tilla mirëpo sulmi i kryer nga Paddock është sulmi më i përgjakur në historinë moderne të SHBA-ve, shkruan Anadolu Agency (AA).

Disa sulme të tjera të armatosura në historinë e SHBA-ve janë këto:

12 Qershor 2016 – Sulmi në një klub nate në Orlando

Në sulmin e kryer në një klub nate të frekuentuar nga personat homoseksualë në qytetin Orlando të provincës Florida, 49 persona u vranë kurse më shumë se 50 të tjerë ishin plagosur. Identiteti i sulmuesit u bë i ditur se është 29 vjeçari me prejardhje afgane Ömer Metin. Përgjegjësinë për sulmin e mori DEASH. Më pas u njoftua se agresori e ka kryer sulmin pas një konflikti me njërin prej shokëve në klub.

2 Dhjetor 2015 – Sulmi në San Bernardino

Dy agresorë të cilët kanë hyrë në ndërtesën e Inland Regional Center, e cila shërbente për personat me aftësi të kufizuara në qytetin San Bernardino të Kalifornisë si pasojë e të shtënave me armë zjarri 14 persona kishin humbur jetën, kurse më shumë se 10 të tjerë janë plagosur. Identiteti i sulmuesve ishin 28 vjeçari Syed Rizvan Farook dhe bashkëshortja e tij 29 vjeçare Tashfeen Malik, shtetas amerikan. Përgjegjësinë për sulmin e mori DEASH mirëpo në deklaratën e qeverisë së SHBA-ve thuhet se sulmuesit “janë radikalizuar vetë”. Sulmi u trajtua si sulm terrorist.

16 Shtator 2013 – Sulm në bazën detare

Shtetasi amerikan Aaron Alexis hapi zjarr me armë në mënyrë të rastësishme në kantierin e Marinës së Washingtonit. Në sulm humbën jetën 12 persona. Amerikani me ngjyrë Aaron, u vra nga policia. Sulmi i cili filloi në ora 08.30 të mëngjesit përfundoi pas 50 minutash, me vrasjen e Aaronit.

14 Dhjetor 2012 – Sulmi në shkollën fillore Sandy Hook

Në sulmin e kryer në shkollën fillore Sandy Hook në qytetin Newtown, i cili ndodhet 100 kilometra nga New Yorku, humbën jetën 26 persona, 20 për të cilëve ishin fëmijë. 20 vjeçari amerikan Adam Lanza, para se të shkojë në shkollën fillore, në shtëpi kishte vrarë nënën e tij.

20 korrik 2012 – Sulmi në premierën e filmit Batman

Në premierën e filmit “Batman: The Dark Knight Rises” në qytetin Aurora të Kolorados, në person i cili dëshironte të imitonte pesonazhin e filmit “Joker” bastisi sallën e kinemasë dhe vrau 12 persona. 24 vjeçari amerikan James Holmes fillimisht hodhi bombë gazi në sallë e më pas hapi zjarr me armë automatike. Më pas u njoftua se agresori i cili u kap duke tentuar të shkojë në automjetin e tij në parking, kishte probleme psikologjike.

3 prill 2009- Sulmi në Binghamton

Trembëdhjetë persona humbën jetën dhe 4 të tjerë ishin plagosur si pasojë e sulmit të 41 vjeçarit me prejardhje aziatike Jiverly Wong, i cili hapi zjarr me armë në mënyrë të rastësishme në një qendër të komunitetit të refugjatëve në qytetin Binghamton në New York. Agresori i cili në këtë qendër më parë ka marrë mësime të gjuhës angleze, mori si objektiv mësimdhënësin dhe nxënësit të cilët ndodheshin në klasën e tij të vjetër. Wong më pas ishte vetëvrarë në vendngjarje.

16 prill 2007- Sulmi në Univeristetin Teknik të Virxhinias

Në sulmin e kryer në kampusin e Universitetit Teknik të Virxhinias 32 persona humbën jetën. Identiteti i sulmuesit ishte 23 vjeçari me prejardhje aziatike Seung-Hui Cho, i cili banonte në konviktin universitar. Pesë orë pas sulmit, agresori kreu vetëvrasje.

20 prill 1999 – Masakra në Shkollën e Mesme Columbine

Në sulmin e kryer në Shkollën e Mesme Columbine në qarkun Littleton të Kolorados humbën jetën 13 persona, njëri prej tyre mësimdhënës. 18 vjeçari Eric Harris dhe 17 vjeçari Dylan Klebold, shtetas amrikanë, të cilët kishin marrë si objektiv shokët dhe shoqet e klasës, ishin vetëvrarë në bibliotekën e shkollës.

16 tetor 1991- Sulmi i “Kafeterisë së Luby-t”

Në sulmin e kryer në një kafeteri të quajtur Luby në qytetin Killeen të Teksasit humbën jetën 23 persona. Amerikani 35 vjeçar George Hennard hyri në kafeteri me kamion dhe hapi zjarr me armë në mënyrë të rastësishme. Sulmuesi më pas ishte vetëvrarë në vendngjarje.

20 gusht 1986 – Masakra e postierit

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri të një postieri ndaj bashkëpunëtorëve të tij në Edmond të Oklahomës, mbetën të vrarë 14 persona. Amerikani Patrick Henry Sherrill me tre armë pranë tij brenda 10 minutave qëlloi 20 persona. Sulmuesi më pas kishte qëlluar edhe veten dhe kishte humbur jetën.

18 korrik 1984 – Masakra në ‘McDonald’

41 vjeçari amerikan James Huberty, i cili kishte hyrë në një restaurant të McDonald’s në qytetin San Ysidro të Kalifornisë, me armë të gjuetisë dhe me pistoletë vrau 21 persona në mesin e të cilëve ndodheshin edhe fëmijët. Sulmuesi disa orë pas masakrës ishte vrarë nga snaiperisti, kur ai përpiqej të ikte.

18 shkurt 1983 – Masakra në kazino

Tre persona të cilët hynë për të vjedhur në kazinon Wah Mee në Seattle, vranë 13 persona. Kwan Fai Mak dhe Benjamin Ng u dënuan me burgim të përjetshëm për shkak të vrasjeve. Kurse sulmuesi i tretë i cili u arratis u kap pas shumë vitesh në Kanada.

25 shtator 1982 – Vrasja e 5 fëmijëve

40 vjeçari amerikan, rojtar i burgut në qytetin Wilkes-Barre në Pennsylvania, së pari ka vrarë 5 fëmijët e tij e më pas duke shtënë me armë në rrugë vrau edhe 8 persona të tjerë. Vendimi për dënimin me vdekje për Banks u anulua nga Gjykata e Lartë në Pennsylvania në vitin 2011.

1 gusht 1966 – Masakra në Universitetin e Teksasit
Charles Joseph Whitman, një ish ushtar i SHBA-ve, në Teksas fillimisht vrau nënën dhe bashkëshorten e më pas masakroi 16 persona të tjerë duke shtënë me armë zjarri nga kulla e cila ndodhej në Univeritetin e Teksasit në qytetin Austin. Në sulm u plagosën 30 persona. Dy policë të cilët ishin ngjitur në kullë ekzekutuan agresorin, Whitman.

5 shtator 1949 – Sulmi në Camden

Veterani i Luftës së Dytë Botërore 28 vjeçari amerikan Howard Unruh, i cili jetonte në qytetin Camden të New Jersey, derisa po ecte në rrugë hapi zjarr në mënyrë të rastësishme për 12 minuta. Në sulm humbën jetën 13 persona, nga të cilët tre fëmijë. Sulmi i Unruh u regjistrua në histori si “Marshimi i vdekjes”. Unruh pas sulmit iu dorëzua policisë. Në pyetjen e policisë se “A je psikopat”, ishte përgjigjur “Jo, jam në gjendje mjaft të mirë”. Më pas ishte vendosur se nuk ishte në gjendje të mirë psiqike.