Trump: Pas maskarës në Las Vegas do të bisedojmë për ligjin mbi armët
Pas masakrës në Las Vegas ku humbën jetën 59 persona gjatë një festivali muzike në SHBA pritet të rihapet debati mbi armëmbajtjen.
Një person i armatosur me pushkë automatike goditi nga kati i 32-të i një hoteli në Las Vegas në drejtim të 22 000 personave që merrnin pjesë në një koncert të muzikës country të dielën në mbrëmje.
Kjo ngjarje që është më e përgjakshmja në historinë e SHBA-së shkaktoi plagosien e më shumë se 500 personave.
“Do të flasim për ligjin mbi armët me kalimin e kohës”, i tha reporterëve presidenti amerikan Donald Trump.
Kongresmeni demokrat, Chris Murphy shkruante sot në “Washington Post” se “nuk ka shumë debat për të bërë rreth hapit të parë që duhet ndërmarrë për të ulur numrin e krimeve nga armët e zjarrit”, përcjell Atsh.
“Një maxhorancë e gjerë e amerikanëve mbështesin që të ketë një kontroll të individid, nevojë për të nxjerrë leje për armëmbajtje dhe ndalim të llojeve më të rrezikshme të armëve dhe municioneve”, vazhdoi ai.