Ja sa truproje pati Erdogan sot në Serbi

Bota October 10, 2017 - 21:30

Gazeta serbe “Vecernje Novosti” ka shkruar se presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan në vizitën e tij dy ditore do të ketë me vete së paku 50 truproja. Në artikullin e medies serbe nënvizohet se Erdogan do të ketë gjithashtu me vete edhe 185 biznesmenë dhe tetë ministra turq.

Mediet serbe komentuan se janë 60 turq, që janë cilësuar si mjaft besnikë ndaj Erdoganit që do ta shoqërojnë atë pa ndërprerje në Beograd, duke ia bërë vizitën tejet të sigurt. “Këto janë persona të trajnuar dhe mjaft profesionistë, që rrinë pranë presidentit. Ata janë pjesë e sigurisë personale të Erdoganit, trajnohen dhe është e pamundur të jesh pranë tyre. Ata nuk lejojnë askënd t’i afrohet Erdoganit, pasi kanë një ndërhyrje të menjëhershme mjaft efikase”, thuhet në gazetë. Ata janë trajnuar në mënyrë elitare.