Irani lëshon valën e parë të raketave balistike drejt Izraelit, raportojnë mediat iraniane

Irani lëshon valën e parë të raketave balistike drejt Izraelit, raportojnë mediat iraniane

Bota April 14, 2024 - 00:04

Lajmet shtetërore iraniane IRNA raportuan se breshëria e parë e raketave balistike është nisur drejt Izraelit, duke cituar një burim të informuar iranian.

Në anën tjetër, Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Gjenerali Mohammad Reza Ashtiani lëshoi një paralajmërim të ashpër për çdo vend që lejon Izraelin të përdorë hapësirën ajrore ose territorin e tij për të sulmuar Iranin, duke thënë se ata do të përballen me një "përgjigje vendimtare" nga Irani, raporton CNN, transmeton Zeri.info.

“Çdo vend që hap hapësirën e tij ajrore ose tokën ndaj Izraelit për të sulmuar Iranin, do të marrë përgjigjen tonë vendimtare”, raportoi agjencia shtetërore IRNA, duke cituar Ashtianin. /Zëri