Tërmet në Turqi

Tërmet në Turqi

Bota April 18, 2024 - 08:25

Turqia është goditur nga një tërmet sot pas mesnate.

Raportohet se fuqia e lëkundjes së tokës, ishte 4.7 ballë të Rihterit.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në jug të Turhalit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Kjo u pasua nga një tërmet më i dobët prej 2.1 gradësh të shkallës Rihter, 48 kilometra në veriperëndim të qytetit të Kahramanmaras, transmeton Klankosova.tv

Deri më tani nuk ka raportime për dëme të mundshme apo të lënduar.