Izraeli thotë se Irani duhet të ndalet para se të jetë vonë

Izraeli thotë se Irani duhet të ndalet para se të jetë vonë

Bota April 18, 2024 - 11:22

Ministria e Punëve të Jashtme e Shtetit të Izraelit thekson se Irani duhet të ndalet para se të jetë vonë.

Këtë paralajmërim, ministria izraelite e bëri përmes një postimi në platformën “X”, ku u tha se më 14 prill Irani lëshoi 300 raketa balistike drejt Izraelit, transmeton Zeri.info.

“Më 14 prill, regjimi iranian lëshoi 300 raketa balistike, UAV dhe raketa lundrimi në drejtim të Izraelit. Raketat iraniane kanë një rreze veprimi deri në 3000 km, që mund të arrijnë deri në Evropë. Sulmi i fundit i regjimit iranian ndaj Izraelit është vetëm një paralajmërim se çfarë mund të presë Evropa nëse bota nuk e ndalon Iranin. Ndalojeni Iranin, para se të jetë tepër vonë. #StopIran”, thuhet në postimin e MPJ të Izraelit.