Eurodeputeti sllovak nxjerr pëllumbin dhe e lëshon në PE si gjest paqeje në botë, reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxjerr pëllumbin dhe e lëshon në PE si gjest paqeje në botë, reagojnë të pranishmit

Bota April 25, 2024 - 12:00

Eurodeputeti sllovak ishte në qendër të vëmendjes kur nga çanta nxori një pëllumb, të cilin e lëshoi në Parlamentin Evropian, në atë që ai tha se ishte gjest i paqes botërore.

Për habinë e eurodeputetëve të pranishëm në Strasburg të mërkurën, Miroslav Radawovsky, kreu i partisë së djathtë sllovake Patriot, nxori nga çanta e tij pëllumbin dhe e lëshoi pëllumbin në sallë.

Ai tha se dëshiron paqe “të gjithë botës, rusëve dhe ukrainasve”.

“Unë do të doja ta liroj këtë pëllumb si një simbol të paqes, për të simbolizuar se Evropa ka nevojë për paqe. Le ta lëmë këtë pëllumb të na bashkojë të gjithëve”, shtoi eurodeputeti sllovak.

Megjithatë, në vend që t’i bashkonte të pranishmit, gjesti i tij u duk se tmerroi disa nga ta pranishmit.

Caroline Roose, eurodeputete franceze e Të Gjelbërve, tha se Radawovsky përdori një kafshë të gjallë për të shprehur një pikë politike në kundërshtim me rregullat e parlamentit.

“Ai përdori një kafshë, të fshehur në çantën e tij si një objekt i thjeshtë, vetëm për të bërë një deklaratë paqeje sot. Çfarë do të bëni për ta kthyer këtë kafshë, zotëri? Ku është mirëqenia e kafshëve në gjestin e këtij folësi? Unë e shoh këtë absolutisht të papranueshme”, tha Roose.

Derisa pëllumbi fluturonte nëpër sallë, kolegët e pyetën sllovakun nëse mund edhe ta kapë. /Telegrafi