TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj, publikohen pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj, publikohen pamjet rrëqethëse nga sulmi

Bota April 28, 2024 - 12:25

TikTokerja irakiane është qëlluar për vdekje para shtëpisë së saj në Bagdad, shkruan BBC.

Sulmi ka ndodhur të premten mbrëma në kryeqytetin irakian në lindje të lagjes Zayne.

Ministri i Brendshëm irakian ka konfirmuar se gruaja e njohur në rrjetet sociale, është vrarë nga një vrasës i panjohur për autoritetet.

Në kumtesën e kësaj ministrie thuhet se “një ekip i specializuar” është angazhuar për të hetuar rrethanat e vdekjes së saj.

Fahad, emri i vërtetë i të cilës është Ghufran Sawadi, është qëlluar për vdekje në veturën e saj nga një person që iu afrua me motoçikletë.

Forcat irakiane të sigurisë thanë për AFP se sulmuesi ishte shtirur si shpërndarës i ushqimeve, transmeton Telegrafi.

E Al Hurra raporton se në këtë sulm është lënduar edhe një grua tjetër.