Përmbyset anija me 30 emigrantë në bord, një i vdekur dhe katër të zhdukur

Përmbyset anija me 30 emigrantë në bord, një i vdekur dhe katër të zhdukur

Bota April 28, 2024 - 18:24

Autoritetet portuale greke janë duke vijuar një operacion kërkim-shpëtimi në zonën e Karlovasit, Samos, për gjetjen e katër personave të zhdukur.

Një mjet lundrimi me 30 emigrantë në bord është mbytur në brigjet e Greqisë. Autoritetet portuale greke janë duke vijuar një operacion kërkim-shpëtimi në zonën e Karlovasit, Samos, për gjetjen e katër personave të zhdukur.

Sipas rapotimeve një person ka humbur jetën dhe katër persona janë shpallur të zhdukur ndërkohë që 25 të tjerë arritën të shpëtonin. Sipas informacioneve të para, skafi me emigrant ishte nisur nga Turqia. Gjithashtu një roje plazhi dhe një mjet i rojes bregdetare janë përfshirë në kërkimin e vazhdueshëm për katër personat e zhdukur.