6-vjeçari vdes pasi babai i tij e detyroi të humbiste peshë, publikohet në gjyq një video nga palestra
Një video e kamerave të sigurisë shfaq një baba nga New Jersey, i cili detyronte të birin e tij 6-vjeçar të vraponte në “treadmill”, sepse ishte “shumë i plotë”, e si pasojë e kësaj 12 ditë më vonë vogëlushi ndërroi jetë nga “abuzimi” kronik.
Christopher Gregor, 31 vjeç, u shfaq në sallën e gjyqit gjatë të martës për t’u ballafaquar me akuzën për vrasjen e të birit, Corey Micciolo, i cili ndërroi jetë në vitin 2021 nga “trauma e forcë”, pasi dyshohej se prej vitesh ishte abuzuar.
E nëse Gregor shpallet fajtor, rrezikon që tërë jetën ta kalojë prapa grilave.
Kamerat e sigurisë nga palestra e fitnesit, regjistruan momentin kur vogëlushin e detyron të vrapojë me tërë forcën, kurse ato pamje u publikuan në procesin gjyqësor.
Pavarësisht se Corey vazhdimisht rrëzohej nga “treadmilli”, babai i tij e ngriste dhe i kërkonte që të vazhdojë vrapimin. /Telegrafi