Sunaku në testin e zgjedhjeve lokale

Sunaku në testin e zgjedhjeve lokale

Bota May 02, 2024 - 14:44

Votuesit britanike zgjedhin sot drejtuesit lokalë, që shihen si testi përfundimtar i opinionit publik përpara se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak të përballet edhe me zgjedhjet parlamentare në fund të vitit.

Parashikimet sugjerojnë se konservatorët në pushtet mund të humbasin deri në gjysmën e vendeve në këshillat lokale, me kancelarin Jeremy Hunt duke thënë se partia pret të pësojë “humbje të konsiderueshme”.

Shumica e vendeve për rizgjedhje u kontestuan për herë të fundit në vitin 2021, në kulmin e popullaritetit të Boris Johnson pas përhapjes së vaksinës kundër Covid-19.

Gjithsej 11 gara për kryetar bashkie po zhvillohen gjithashtu, duke përfshirë atë për kryebashkiakun e Londrës, kandidatit të laburistëve, Sadiq Khan dhe sfidueses konservatore Susan Hall.

Kryebashkiakët konservatorë Andy Street në West Midlands dhe Ben Houchen i Tees Valley po përballen gjithashtu me beteja kyçe për rizgjedhjen, me sondazhet që sugjerojnë gara të ngushta me kundërshtarët e tyre laburistë.

Të dyja partitë kryesore kanë kërkuar të menaxhojnë pritjet përpara ditës së votimit, me Hunt që këmbëngul se qeveritë mund të “dënohen” në votat lokale.

Laburistët thonë se sistemi i kryebashkiakut favorizon pushtetarët, megjithëse lideri i opozitës Keir Starmer tha se ai “shpreson” se do të fitojë zgjedhjet në West Midlands. /oranews