Alarm për zjarr në aeroportin Gatwick në Londër, evakuohen pasagjerët

Alarm për zjarr në aeroportin Gatwick në Londër, evakuohen pasagjerët

Bota May 09, 2024 - 11:47

Një alarm për zjarr është dhënë në aeroportin Gatwick në Londër mëngjesin e së enjtes. Ndërkohë që pasagjerët janë evakuuar menjëherë. Ekziston frika se ngjarja do të ndikojë në pezullimin ose anulimin e fluturimeve, duke krijuar kaos.

Ende nuk ka informacione për situatën, ndërsa siguria po punon për evakuimin e të gjithë pasagjerëve të rrezikuar.