Tajvani goditet nga tërmeti

Tajvani goditet nga tërmeti

Bota May 10, 2024 - 12:10

Një tërmet me magnitudë 5.8 ka goditur brigjet lindore të Tajvanit.

Siç raportohet, tërmeti ka tronditur ndërtesat e kryeqytetit Taipei, ndërsa në brigjet e qarkut Hualien, ai kishte një thellësi prej 10 kilometrave, shkruan Reuters.

Bëhet e ditur se kjo lëkundje është ndjerë edhe në Japoni dhe vjen pas tri të tjerave në orët e hershme të mëngjesit me intensitet pothuajse të njëjtë.

Ndryshe, Tajvani shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj lëkundjeve.

Ai është goditur së fundmi nga një tërmet me magnitudë 7.2, më i fuqishmi në 25 vitet e fundit, e që la të vdekur 17 njerëz.

Gjithashtu, më shumë se 100 njerëz u vranë në një tërmet në jug të Tajvanit në vitin 2016, ndërsa një tjetër me magnitudë 7.3 vrau më shumë se 2,000 njerëz në vitin 1999. /Telegrafi