Zemra që shpëtoi jetë: Transplant mes bombardimeve ruse në Ukrainë

Zemra që shpëtoi jetë: Transplant mes bombardimeve ruse në Ukrainë

Bota July 12, 2025 - 19:20

Mbrëmjen e 9 korrikut, qyteti i Kievit po përballej me një valë sulmesh të ashpra ajrore nga forcat ruse, të cilat përfshinin mbi 400 dronë dhe disa raketa balistike.

Në këto kushte të jashtëzakonshme, kirurgu i njohur Ukrainas Dr. Borys Todurov, drejtori i Institutit të Zemrës në Kiev, u angazhua në një mision të rëndësishëm humanitar për të shpëtuar jetën e një fëmije.

Një vajzë 4 vjeçare kishte humbur jetën në anën perëndimore të Kryeqytetit Ukrainas dhe mamaja e saj, një punonjëvse në sektorin e shëndetësisë kishte rënë dakord që organet e sa të dhuroheshin.

Pas përfundimit të një operacioni urgjent në Institutin e Zemrës, Dr. Todurov u nis personalisht drejt spitalit Okhmatdyt për të marrë zemrën. Udhëtimi përshkoi rrugët e qeta për shkak të orës së vonë, por shumë të rrezikshme për shkak të sulmeve ajrore. Gjatë kalimit të urës mbi lumin Dnipro, zona më e rrezikshme e qytetit për shkak të mbrojtjes ajrore që qëllonte raketat në ajër, ambulanca kaloi me kujdes maksimal.

Një video e regjistruar gjatë këtij transporti tregon flakë pranë rrugës, ndërsa Dr. Todurov dëgjohet të thotë: “Po transportojmë një zemër.”

Pasi mbërriti në Institutin e Zemrës, zemra u transplantua menjëherë tek pacientja, një vajzë e vogël me një sëmundje të rëndë të zemrës. Operacioni u krye me sukses dhe pacientja aktualisht ndodhet në gjendje stabile, me funksion normal të zemrës së re. Përveç zemrës, dy organe të tjera të donatores – veshkat dhe mëlçia – iu transplantuan dy pacientëve të tjerë që ndodheshin në spitalin Okhmatdyt. Një djalë 14-vjeçar dhe një vajzë 16-vjeçare, të dy në gjendje kritike, morën këto organe dhe falë tyre fituan shansin për jetë më të gjatë.

Qendra Ukrainase për Koordinimin e Transplantimeve falënderoi familjen e donatores për vendimin e tyre të vështirë, por jetik, duke theksuar rëndësinë e dhurimit të organeve edhe në kohë lufte. / abcnews