Shpërthejnë protestat edhe sonte në Novi Sad, thyhen zyret e partisë së Vuçiqit

Shpërthejnë protestat edhe sonte në Novi Sad, thyhen zyret e partisë së Vuçiqit

Bota August 14, 2025 - 21:57

Protestuesit sonte kanë shpërthyer sërish rrugëve të Novi Sadit, derisa kanë thyer edhe zyret e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke ngjyrosur edhe muret e jashtme.

Studentët serbë janë mbledhur edhe këtë të enjte, duke protestuar për pakënaqësitë e tyre, ndërsa sulmoheshin nga mbështetësit e Vuçiqit, derisa pati pëplasje edhe me policë.

Referuar kaosit, Deutsche Ëelle të enjten ka shkruar në një analizë për situatën në Serbi se regjimi i Aleksandër Vuçiqit po përpiqet t’i shtyjë qytetarët e Serbisë drejt një lufte civile me provokime dhe përdorimin e njësive paraushtarake.