
Protestë e dhunshme në Serbi: Thirrje për largimin e Vuçiqit, plagosen dhjetëra persona
Një tjetër natë pa gjumë për Serbinë, ku mijëra protestues kanë dalë në rrugë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe drejtësai për viktimat e stacionit të trenit në Novi Sad.
Edhe mbrëmjen e së enjtes pati përplasje mes demonstruesve dhe policisë, e cila hodhi gaz lotësjellës për të shpëndarë turmën.
Nga ana tjetër, qytetarët e mbledhur në rrugët e kryeqytetit serb hodhën fishekzjarrë dhe borhoritën parulla për drejtësi.
Edhe në Novi Sad pati tensione të shumta, ku protestuesit thyen dritaret dhe shkatërruan zyrat e Partisë Progresive Serbe të Aleksandër Vuçiq.
Veç se me policinë, protestuesit u përplasën edhe me mbështetës të partisë në pushtet, duke hedhur sende ndaj njëri tjetrit.
Nga përplasjet disa persona mbetën të plagosur, mes tyre policë dhe protestues, teksa forcat e rendit arrestuan gati 50 persona.
Protestat e udhëhequra nga studentët në Serbi filluan për herë të parë në nëntor pasi një tendë stacioni treni u shemb në Novi Sad, duke vrarë 16 persona.
Pas kësaj pasuan akuza të shumta për korrupsion në projektet shtetërore të infrastrukturës.
Gjatë nëntë muajve të fundit, janë mbajtur mijëra demonstrata kryesisht paqësore, të udhëhequra nga studentët, disa prej të cilave kanë tërhequr qindra mijëra pjesëmarrës.
Megjithatë, dhuna e kësaj jave shënon një përshkallëzim të konsiderueshëm dhe tregon presionin në rritje mbi qeverinë e Vuçiqit./abcnews